Të qenit i mbyllur në shtëpi dhe duke mos pasur mundësi lëvizjeje për shkak të përhapjes së koronavirusit, ekzistojnë shumë gjëra që mund t’i bëni.

P.sh. të shikoni video të realizuara shumë kohë më parë, që të kujtoni atë që iu ka bërë më lumtur më herët.

Kjo i ka ndodhur edhe ish-trajnerit Italian, Fabio Capello, shkruan corrieredellosport.

‘Don’ Fabio ka shikuar finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1994, ndërmjet Milanit dhe Barcelonës e zhvilliar në Athinë.

“Të iu them të vërtetën, unë kurrë nuk e kisha parë atë ndeshje, të cilën e fituam 4-0 kundër Barcelonës. Kjo më ndodhi mua sa isha i mbyllur në shtëpi. U transmetua në TV. Unë nuk e kisha parë kurrë më parë”, u shpreh italiani.

Capello foli edhe për konferencën e trajnerit të atëhershëm të Barcelonës Johan Cruyff.

“Superioriteti i Milanit ishte mbresëlënës, ne fituam 4-0, por mund të kishim shënuar pesë ose gjashtë gola. Ajo që nuk më pëlqente, më kujtohet edhe tash, ishte konferenca e Cruyffit. Ai tha se Barça kishte humbur sepse ata kishin bërë gabime”, tha Capello./VAR Kosova/