TURIN, ITALY - AUGUST 31: Cristiano Ronaldo of Juventus smiles during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on August 31, 2019 in (Photo by Valerio Pennicino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Ka lindur me talent, por Cristiano Ronaldo sot është më i miri në botë edhe falë punës. Kështu thotë Fabio Coentrao.

Portugezi e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, me të cilin ka luajtur për shumë vite te Real Madridi dhe te Portugalia.

Në një intervistë të dhënë për “O Jogo”, ai ka treguar se sa shumë punon 35-vjeçari, që falë kësaj edhe sot vazhdon të jetë në nivele të larta te Juventusi në Serie A.

Ai e ka përshkruar atë si një përbindësh të vërtetë.

“U them shpesh shokëve të skuadrës se do të doja që të kishin pasur mundësinë të punonin me Cristianon dhe të shikonin si punon”, ka thënë Coentrao.

“Cristiano është një përbindësh. Është edhe një mik i madh dhe një person i jashtëzakonshëm. Cristiano ka lindur me talent dhe kësaj i ka shtuar një punë të madhe, gjë që e bën më të mirin në botë”.

“Do të jetë shumë e vështirë për disa portugezë të arrijnë të njëjtin nivel, por duhet të them se shikoj që Portugalia ka disa talente në gjendje t’i afrohen. Skuadra jonë është e mbushur me lojtarë të mirë”.

Cristiano, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin dhe Portugalinë numëron 1014 paraqitje, ka shënuar 737 gola dhe ka dhuruar edhe 223 asistime.