Michael Edwards, mbase për shumë kë emër i panjohur, është një nga njerëzit më të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës aktuale të Liverpool, e cila – me Jurgen Klopp – pos triumfit në Champions League dhe UEFA Super Cup, po luan ndoshta futbollit më të mirë në planet.
‘Gjeniu’ i prapaskenave në Liverpool, njihet si një nga negociuesit më të mirë në planet, kur bëhet fjalë për trasnfere.
Që kur u bë Drejtor Sportiv i Liverpool, Michael Edwards ka arritur të sjellë në skuadër lojtarë, si: Mo Salah, Andy Robertson dhe tani Takumi Minamino për një shumë totale prej 51 milionë funtesh. Ndërsa, në të njëjtën kohë, ka shitur lojtarë (kryesisht nga akademia), si: Dominic Solanke, Kevin Stewart, Ryan Kent, Danny Ward dhe Andre Wisdom për shumën e njëjtë.
Po ashtu, Edwards ka transferuar në Liverpool lojtarë, si: Van Dijk, Mane, Firmino, Fabinho, Alisson, Keita, Shaqiri, Wijnaldum, Chamberlain, Matip (falas), Milner (falas), Adrian (falas) etj.
Mjeshtri i marrëveshjeve ka shitur lojtarët më poshtë (prej të cilëve shumica rezervistë) për një shumë totale prej afër 300 milionë funtesh: Philippe Coutinho (£140m), Christian Benteke (£32m), Mamadou Sakho (£26m), Danny Ings (£20m), Dominic Solanke (£19m), Jordon Ibe (£15m), Danny Ward (£12m), Kevin Stewart (£8m), Brad Smith (£8m), Ryan Kent (£8m), Andre Wisdom (£4.5m) etj.