Bota e futbollit ka reaguar pas vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona. Premierliga, klubet e ndryshme evropiane dhe futbollistë kanë shkruar për vdekjen e tij në rrjetet sociale.

Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur. Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.

Premierliga angleze me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter”, ka ngushëlluar familjen e Diegos për vdekjen e tij.

“Ne jemi thellë të mërzitur për vdekjen e futbollistit të madh, Diego Maradona, një futbollist i jashtëzakonshëm që bëri histori në sport. Ngushëllime të sinqerta familjes, shoqërisë dhe atyre që e njohën Diegon”, ka shkruar Premierliga.

Nga ana tjetër, portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas u shpreh i mërzitur me vdekjen e Maradonës, derisa në “Tëitter” shkroi:

“Ditë e trishtë për futbollin. Maradona ka vdekur. Gjeniu i këtij sporti”, ka shkruar ish-portieri i Real Madridit.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane poashtu ka reaguar për vdekjen e legjendës, teksa në “Tëitter” ka shkruar:

“I privilegjuar ta kem takuar atë. Shumë lajm i trishtë. Prehu i qetë Diego Maradona”.

Ndërkaq, klubi i madh francez, Paris Saint-Germain shkruan:

“Prehu në paqe, legjendë”.

“Futbolli ka humbur njëren prej ikonave më të mëdha. Prehu në paqe, Diego Maradona”, ka shkruar Manchester Unitedi mes tjerash.