Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.
Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se Suedia është kërcënimi më i madh për ekipin e tij.
“Nuk jam aspak i kënaqur që kemi Suedinë në grup. Është rival i vështirë.
Kemi luajtur kundër saj në kualifikimet për Evropian dhe nuk ka qenë aspak lehtë. Përfundimisht nuk do të jetë lehtë dhe këtë e kam parasysh. Cikli kualifikues i Botërorit është shumë emocionues dhe na pret një punë e vështirë, por besoj se do të jemi të gatshëm për rezultate të mira dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror.”, ka vlerësuar Enrique për mediet spanjolle.