Mosmarrëveshja mes drejtuesve të Arsenalit dhe lojtarëve të tyre për uljen e pagave rrezikon të shkaktojë krizë të re, pasi dukej se situata ishte qetësuar që nga ardhja e Mikel Arteta në dhjetor.
Arsenali dëshiron që lojtarët e tyre të marrin një ulje pagash prej 12.5%, e cila do të zbatohej nëse nuk kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve kur të rifillojë futbolli.
Por ky sugjerim është refuzuar nga një numër i konsiderueshëm i lojtarëve.
Një agjent në ekipin e parë të Arsenalit tha që zgjidhja duhet të jetë pa paralajmërime që lidhen me Ligën e Kampionëve.
Sipas tij, kjo është një mënyrë jo e ndershme për të vazhduar, veçanërisht duke pasur parasysh shanset e Arsenalit për t’u rikthyer në Champions League./VAR Kosova/