Skuadra lidere në Serie A, AC Milan, ende nuk ka pësuar humbje në kampionat.
Rossonerët ishin duke humbur nga Genoa, por arritën që të shmangin humbjen dhe të marrin një pikë.
Ish-sulmuesi i Milanit Mattia Destro, shënoi dy herë për vendasit. Fillimisht në minutën e 47-të për rezultatin 1-0 dhe pastaj në minutën e 60-të, për 2-1.
Golin e barazimit të parë në këtë ndeshje, e shënoi mbrojtësi i djathtë i Milanit, Calabria.
Në mungesë të Zlatan Ibhrahimovic, edhe doli i dytë u shënua nga një mbrojtës.
Ishte 20-vjeçari francez, Piere Kalulu Kyatengwa, ai që barazoi rezultatin 2-2 në minutën e 83-.të.
Milani është në vendin e parë në tabelë me 28 pikë, derisa ky ishte barazimi i katërt këtë sezon./VAR Kosova/