Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Seb Haller, ka shënuar një gol shumë të bukur në barazimin 1-1 të skuadrës së tij West Ham United kundër Crystal Palace.
Mysafirët shënuan të parët përmes sulmuesit belg, Christian Benteke.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit shënoi në minutën e 34-të.
Mirëpo, goli i barazimit i shënuar nga vendasit, ishte me të vërtetë spektakolar.
Seb Haller shënoi në mënyrë akrobatike për rezultatin 1-1, në minutën e 55-të./VAR Kosova/