Dy humbjet radhazi në kampionat, kundër Interit dhe Lazios nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Napolit dhe as nga trajneri Genaro Gattuso.
Si reflektim ndaj kësaj situate, Napoli ka njoftuar se ekipi do të qëndrojë në qendrën stërvitore duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të fundvitit kundër Torinos të mërkurën.
“Nga sot, pas seancës stërvitore të pasdites, ekipi do të jetë në qendrën stërvitore për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen e ardhshme në “Diego Armando Maradona””, vendimi nga trajneri Gennaro Gattuso.
Lorenzo Insigne kthehet nga pezullimi, por Hirving Lozano dhe Kalidou Koulibaly janë në dyshim për ndeshjen kundër Torinos.