Largimi i Christian Eriksen nga Inter sa vjen e bëhet më real. Siç raporton Corriere dello Sport mesfushori danez mund të huazohet duke qenë se klubi i Totenham ende s’ka bërë një ofertë zyrtare. Balancat e ekonomisë së trazuara prej Coronavirusit kanë prishur planet e anglezëve. Megjithatë zikaltërtit janë gati ta huazojnë në një tjetër klub.
Bëhet me dije që Arsenal është pole-position për shërbimet e tij duke përfshirë në kluazolë Granit Xhakën. Përveç shqiptarit, një emër tjetër që po qarkullon është ai i Dani Ceballos. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërkohë që zërat e merkatos “vlojnë” në Itali.