KOK-u ndan 23 mijë euro për Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë 23 mijë euro për t’iu dalur në mbështetje Federatave Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia Covid-19.
Ky vendim ka ardhur nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ku bëhet e ditur se Federatat Olimpikë do të përfitojnë nga 700 euro, kurse ato Jo-Olimpikë nga 500 euro.
“Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Gjatë këtij viti, KOK ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë.