Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora shpreson që stërvitjet në futbollin italian të fillojnë në fillim të muajit maj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se shpreson që kjo të ndodh më 4 maj.
“Shpresojmë që me 4 maj të mund të rikthehen stërvitjet. Shpresojmë që të fillojmë në këtë datë, edhe nëse do të jenë stërvitje me dyer të mbyllura”, tha Spadafora.
Sipas tij, gjithçka do të varet nga ecuria e situatës me pandeminë Covid-19, që ditët e fundit ka dhënë shpresa se po vihet nën kontroll, por shtoi se rinisja do të kërkojë një protokoll të veçantë.
“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë se si do të procedojë kjo pandemi dhe situate në vend, ndaj shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë dhe të rinisim hapjen graduale që prej 4 majit”, tha Spadafora.