Ish-futbollisti shqiptar me nënshtetësi suedeze, Alban Jusufi, është dënuar me pezullim për pesë vjet nga futbolli në Suedi.
Kjo pasi që është shpallur fajtor për kudisje të ndeshjeve.
Raportohet se Jusufi bashkë me ish-mesfushorin nigerian Dickson Etuhu janë dënuar pasi që kishin tentuar ta kurdisin një ndeshje të ligës elitare.
Ata i kishin ofruar Kyriakos Stamatopoulosit një ryshfet prej 182 mijë eurosh për të luajtur keq në një ndeshje mes AIK dhe IFK Gothenburgut.
Ndeshja e 18 majit të vitit 2017 ishte shtyrë pasi që Stamatopoulous, portieri i AIK, e kishte raportuar tentimin e Jusufit dhe Etuhut.