Brazilianit Neymar mund t’i duhet të presë për rikthimin e tij në Camp Nou.
Barcelona ka përjashtuar mundësinë e ri-nënshkrimit ne Neymar nga Paris Saint-Germain këtë verë, sipas Catalunya Radio.
Kriza e koronavirusit pritet të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik në klub, që do të thotë se interesimi për Neymar është jashtë diskutimit në afatin e ardhshëm të transferimit.
Sidoqoftë, përforcimet sulmuese po kërkohen në Camp Nou dhe sulmuesi i Interit Lautaro Martinez shihet si një alternativë më e përballueshme.