Rinovimi i kontratës së portierit Gigi Donnarumma me Milanin po vonon, ndaj në Francë janë të bindur se 21-vjeçari mund të transferohet te PSG-ja verën e ardhshme.
Sipas PSG-së, Donnarumma është portieri i duhur i këtij klubi, njeriu i duhur për të marrë trashëgiminë e Keylor Navas.
Kontrata aktuale e portierit italian me kuqezinjtë skadon në fund të këtij sezoni.
Edhe pse Milani i ka bërë një ofertë të mirë (10 milionë euro në sezon), duket se parisienët janë gati të bëjnë një ofertë edhe më të mirë.