Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, ka folur rreth mundësisë që Khabib të rikthehet në UFC dhe të përballet sërish me Conor McGregor.

Presidenti i UFC-së, Dana White, do të takohet me Khabin, për ta bindur që të rikthehet në Octagon, por menaxheri Abdelaziz thotë se oferta prej 100 milionë dollarëve, vështirë ta kthejë në luftë legjendën ruse, shkruan VAR Kosova.

“Mposhtja e Conor McGragor do të thotë gjithçka? Nuk e di”, tha Abdelaziz për TMZ Sports.

“Por mendoj se do të thotë shumë për fansat dhe sa i përket aspektit financiar, është një ndeshje e madhe. Por ne e njohim Khabibin. Është vështirë t’i bëhet presion nga ana financiare”, tha Abdelaziz.

“Dana White dhe Khabib do të takohen. Mendoj se do të takohen në Abu Dhabi dhe pas kësaj, Khabib do të jetë në Vegas dhe do të kenë një darkë. Do t’i lë të bëjnë çfarë të duan dhe do të jetë vetëm një fans”, përfundoi ai.

Kampioni i pamposhtur, bëri një pensionim emocional, pas fitores në dhjetor kundër Justin Gaethje.

Ai tha se do të pensionohet pasi nuk mund të përleshet pas vdekjes së babait të tij, të cilin e kishte edhe trajner. Abdulmanap vdiq gjatë verës, pas përballjes me koronvirusin./VAR Kosova/