Sulmuesi gjerman i Chelsea, Timo Werner nuk po arrin të adaptohet në futbollin anglez, duke bërë paraqitje nën nivelin e duhur. Werner ishte titullar në humbjen e Chelsea nga Manchester City në kuadër të Premier Ligës. Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” me rezultat 1:3.

Werneri nuk arriti të bënte asgjë gjatë tërë ndeshjes, por ia arriti të jetë në vëmendje të medieve. Ai nuk arriti të ekzekutonte një korner të shkurt, pasi goditi shtizën e flamurit të vendosur në këndin e fushës.

Ky moment tregon për momentin në për të cilin po e kalon skuadra londineze.

Werner deri më tani ka shënuar katër gola në 17 paraqitje në Premier Ligë.

Reprezentuesi gjerman u transferua në Chelsea me bujë të madhe nga RB Leipzig. / VAR Kosova/