Trajneri i Arsenal’it, Mikel Arteta ka treguar se çfarë po bën javët e fundit që po i kalon në izolim në shtëpinë e tij.
Spanjolli ka zbuluar se kalon shumë kohë me fëmijët dhe kjo ka bërë që të shikojë shumë filma bashkë me ta.
“I kam shikuar 35 filma për fëmijë në këto tri javët e fundit”, ka thënë Arteta.
Në gjysmën e muajit mars, Mikel Arteta kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe pas kësaj ishte izoluar.
Si pasojë e infektimit të tij, të gjithë futbollistët e ekipit të parë të Arsenal’it që kishin kontakt me të, u detyruan të izolohen.




























