Ylli belg i Manchester City, Kevin De Bruyne ka thënë se ai ndoshta edhe është prekur nga COVID-19.
Asistuesi më i mirë në Premier League ka treguar se anëtarët e familjes së tij kanë qenë të sëmurë, por nuk e din nëse kanë qenë të prekur apo jo nga koronavirusi.
“Në fillim të izolimit, familja ka qenë e sëmurë për tetë ose nëntë ditë. Fillojë me djalin tim të vogël, pastaj me djalin e madh dhe në fund edhe gruaja ime u sëmurë. Por nuk e di nëse e kishim koronavirusin apo jo”, ka thënë De Bruyne.
“Fatmirësisht jem mirë, sidomos dy-tri javët e fundit jemi shumë mirë”, ka përfunduar belgu.




























