Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka dhuruar pamjet e para në rolin e trajnerit, transmeton VAR Kosova.
Golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, Lionel Messi, nuk luajti mbrëmjen e kaluar në sfidën e gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, të cilën Barça e fitoi në penalltia për shkak të një lëndimi.
Megjithatë, ai ishte prezenet në Estadio Nuevo Arcangel, ku dha ndihmën e tij pas përfundimit të ndeshjes në kohën e rregullt.
Teksa lojtarët po bëheshin gati për të luajtur vazhdimet, ai erdhi në fushë për t’i ndihmuar Ronald Komean dhe futbollistëve me disa këshilla për bashkëlojtarët.
Fotografitë teksa ai ju flet Jordi Albas dhe të riut Trinaco kanë bërë bujë të madhe në internet.
I pyetur kohë më parë nëse Messi do të bëhej ndonjëherë trajner ai e kishe lënë derën hapur duke u përgjigjur thjeshtë “kur të vjen koha, atëherë do ta shohim./VAR Kosova/