Ish-kapiteni legjendar i Romës, Fracesco Totti gati cdo ditë po bisedon me ish-bashkëlojtarët e tij.
Ai ka folur me ish-sulmuesin Luca Toni në rrjetin social Instagram.
Duke folur për kohën e kaluar në Romë dhe largimin nga skuadra pas më shumë se dy dekadash, Totti ka thënë se më nuk mund të shkojë në Trigoria.
“E shoqëroj djalin tim, por vet qëndroj jashtë rrethojave. Këmba ime më kurrë nuk ka shkelur në Trigoria. Ndonjëherë më vjen të qaj, duke menduar për largimin nga futbolli. Nuk kam dashur të ndalem”, ka thënë Totti.



























