Los Blancos synojnë mbrojtësin e Juventusit.
Real Madrid po shqyrton ofertën për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs De Ligt, sipas Mundo Deportivo.
Qendërmbrojtësi ka pasur vështirësi për t’u adaptuar që nga transferimi nga Ajax një vit më parë.
Tani Los Blancos po kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre, me shqetësime për moshën e Sergio Ramos dhe vëllimin e ndeshjeve të luajtura nga Raphael Varane.
20-vjeçari po konsiderohet zgjidhje së bashku me Dayot Upamecano.



























