Juventusi është duke u interesuar që të sjellë në pozitën e trajnerit francezin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Drejtuesit e Juventusit synojnë ta bindin Zidanen për të marrë drejtimin e klubit nga stinori i ardhshëm.
Edhe më herët, Zidane është lidhur me rolin, veçanërisht pasi ai kishte luajtur te Juventusi nga viti 1996 deri më 2001.
Raportohet se marrëdhënia e Zidanet me presidentin e Realit, Florentino Perez nuk është aq e mirë.
Zidane ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.



























