Pepe është në qendër të vëmendjes përsëri, pasi është kacafytur me bashkëlojtarin e vet te Porto, Loum N’Diaye, të hënën mbrëma.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit Pepe, i cili njihet si lojtar që e humb kontrollin shumë lehtë, u zu fytafyt me mesfushorin 24-vjeçar gjatë fitores së Portos kundër Farense, transmeton Gazeta Express.Pepe, i cili është kapiten i skuadrës, u zemërua pasi N’Diaye kur ai kishte shkuar për ta përshëndetur.
Mbrojtësi veteran portugez e shtyu me të dy duart bashkëlojtarin e vet i mllefosur.
Gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë në fushë iu desh të ndërhynin për ta ndalur 37-vjeçarin.
Me këtë fitore, Porto ngel vetëm një pikë mbrapa liderit të Primeira Liga, Sporting CP.