Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është bërë objektiv i Schalkes, e cila e do atë në janar.

Futbollisti ka kontratë me Werder Bremenin deri në vitin 2022 dhe vetëm një ofertë e majme mund ta bindte klubin gjerman të heq dorë nga ylli i tij.

Sipas mediave gjermane, klubi nga “Gelsenkirchen” i ka bërë gati 13 milionë euro për ta blerë në janar futbollistin.Mirëpo, “Sport Bild” shkruan se kjo shumë është e pamjaftueshme për një lojtar i cili vlen më shumë se 20 milionë euro.

Madje, mediumi gjerman e përmend edhe një ofertë që u tha muaj më parë se e kishte ofruar Benfica për Rashicën.

Bëhet fjalë për 18 milionë euro, ofertë kjo që ishte refuzuar nga klubi gjerman