Një nga zënkat më të mëdha në vitet e fundit ishte ajo mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut, që ndodhi në fundin e pjesës së parë.
Sipas Tuttomercatoweb, Ibra e ofendoi në baza racore Lukakun duke e quajtur ‘gomar të vogël’.
“Shko bëj voodoon tënd bir k***, gomar i vogël,” thuhet se i tha Ibra Lukaku.
Sulmuesi belg e goditi ish-shokun e tij të skuadrës në Manchester United pasi shkoi sy më sy me të.
“Të q*** ty dhe gruan tënde, ju doni të flisni për nënën time?”
Të dy sulmuesit u ndëshkuan nga Paolo Valeri me Ibra i cili mori një karton të dytë të verdhë në pjesën e dytë për një faull ndaj Aleksandar Kolarov, duke u përjashtuar.