Ylli italian i Romës, Nicolo Zaniolo, është duke shkëlqyer dy sezonet e fundit.
I ardhur nga Interi, ai hyri menjëherë në zemra e tifozëve romanë. Por edhe vet futbollisti është lidhur shumë me klubin nga kryeqyteti italian.
Madje ka thënë se është i gatshëm të qëndrojë të verdhë e kuqtë për një kohë të gjatë.
“Dua të rri këtu (në Romë) sa më gjatë që është e mundur. Jam i dashuruar në qytetin dhe do të doja të bëhesha një ikonë e Romës”, ka thënë Zaniolo.
Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të transferuar numrin 22 të Romës.



























