Mesfushori i Gjermanisë, Emre Can sezonin e fundit është duke luajtur për Borussia Dortmund.

Can nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës, anglezin Jadon Sancho.

“E dija edhe para se të vija në BVB se ai është një lojtar shumë i mirë. Por prej kur kam ardhur këtu, e di se ai është i klasit botëror. Ndoshta lojtari më i mirë në moshën e tij”, ka thënë Can.

“Ai ka gjithçka që një lojtar i nivelit të lartë në futboll ka nevojë dhe ka një të ardhme të shkëlqyeshme përpara”, ka thënë Emre Can.