Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti, mbahet mend nga të gjithë për bartjen e numrit 10 në fanelë gjatë karrierës së tij.
Në kohën e tij, ishte prej 10-shave më të mirë në Itali dhe në Europë.
I pyetur se kush është tash, numri 10 më i mirë në Itali, Totti është përgjigjur: Dybala.
Ai po ashtu është pyetur për një kalim të mundshëm të argjentinasit në ish-klubin e tij të zemrës, Roma.
“Ai te Roma? Ky lloj i futbollistëve dëshirojnë të fitojnë. Ky është ‘problemi’ me ta”, ka thënë Totti.



























