Paris Saint-Germain duket se e ka marr me shumë seriozitet ndërprerjen e operacionit të rikthimit të brazilianit Neymar te Barcelona.

Ky i fundit, ka shprehur dëshirën që të kthehet në shtëpinë e vjetër. Në anën tjetër, edhe drejtuesit e Barcelonës janë të interesuar që ta kthejnë në skuadër ish-numrin 11.

Mirëpo skuadra kampione e Francës, synon që më cdo kusht Nyemar të qëndrojë në Paris deri në vitin 2025.

Për këtë madje ka përgatitur një kontratë të re për brazilianin, me të cilën Neymar do të ketë pagë vjetore 38 milionë euro.