Trajneri Italian, Gianni De Biasi ishte më meritori për kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në EURO 2016.

Katër vjet më vonë, De Biasi ka treguar për mediat italiane se sa e vështirë është drejtimi i një kombëtareje.

Por ka thënë se në Shqipëri ka shumë kujtime të mira.

“Me Shqipërinë e dhashë maksimumin. Kam marrë shumë çmime edhe nga qeveria, ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, ka thënë De Biasi.

Ai i ka uruar suksese trajnerit të tanishëm të Shqipërisë, italianit Edi Reja.