Mbrojtësi brazilian i Manchester United, Alex Telles, ka një shenjë dallues në kokë, transmeton VAR Kosova.

Në fitoren 1-0 të Manchester United ndaj West Ham United në mbrëmjen e kaluar në kuadër të FA Kupës, mediat angleze u fokusan në shenjën dalluese në kokën e Allex Telles, mbrojtësit të ardhur këtë sezon nga Porto.

“Kjo shenjë përfaqëson storien dhe karrierën time” – tha Telles.


Bëhet fjalë për një ngjarje sa ishte 19 vjeçar dhe luante tek Germino në Brazil, ku Alex Telles goditi me kokë në një duel mbrojtësin e Internaional, Gabriel, nga ku theu hundën, një pjesë të kafkës ku u detyrua ti nënshtrohej operacionit dhe të vendoste pjesë metalike në ftyrën e tij.

Megjithë lëndimin e rëndë, Alex Telles u rikthye të luante duke bërë karrierë në Evropë me emra të mëdhenjë si Interi dhe Porto, para se të kalonte tek Manchester United këtë sezon./VAR Kosova/

Image: PA