Konrad de la Fuente është pjesë e skuadrës së Barcelonës, konkretisht Juvenil A.
18-vjeçari nga Amerika, ka rrëfyer takimin e parë me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.
“E pyeta nëse mund të bëja një foto dhe ai tha: ‘Po,’ dhe unë kisha në dorë telefonin dhe pashë se si po më dridhej dora. Ishte çmenduri. Asnjëherë në jetën time nuk jam ndier ashtu”, ka thënë ai.
Si çdo amerikan tjetër, edhe ai pëlqen basketbollin.
“Lojtari im i preferuar është LeBron James. Ai është idhulli im. Edhe pse nuk jam futbollist, por dua të jem si ai në botën e fubollit. Nëk këtë kuptim, James ka ndikim më të madh se Messi te unë”, ka thënë de la Fuente.



























