Mesut Ozil është një nga tre lojtarët e Arsenalit që po i reziston planeve të klubit për ulje page prej 12.5 për qind.
Tashmë Arsenali ka arritur marrëveshje vullnetare me gjithë lojtarët e skuadrës së parë, kryetrajnerin dhe stafin e trajnerëve, për të ulur pagat për periudhë njëvjeçare.
Mirëpo, janë tre lojtarë që ende nuk janë bindur plotësisht.
Ozil, që është lojtari më i paguar në klub, me pagë javore rreth 400 mijë euro, ka bërë të qartë se është i gatshëm të pranojë ulje page në të ardhmen.
Turko-gjermani dëshiron të jetë i sigurt për ndikimin e plotë financiar të koronavirusit, para se të marrë një vendim.



























