Shtatë klube të Serie A nuk duan që sezoni të rinisë.

Siç raportojnë mediat e Italisë, Torino, Sampdoria, Bologna, Parma, SPAL, Brescia dhe Udinese kanë kundërshtuar rinisjen e sezonit 2019/20.

Sipas këtyre klubeve, ende ka rrezik nga Covid-19.

Së fundmi,  Serie A konfirmoi dëshirën për të rinisur sezonin dhe bëri të ditur se janë duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga Qeveria e Italisë.