Paul Scholes e ka lavdëruar mesfushorin francez Pogba, duke thënë se ai mund të bëjë gjithçka në fushën e lojës dhe se posedon shumë cilësi të ngjashme me Steven Gerrardin.

Legjenda e Manchester Unitedit ka qenë edhe ndër kritikët më të ashpër të Paul Pogbas.

“Kam luajtur për një periudhë të shkurtë bashkë me Pogban dhe të gjithë e dinë se sa i talentuar është ai. Ai ishte brilant për Juventusin, brilant për Francës dhe shumë i mirë këtu në United gjithashtu”, ka thënë Scholes.

Paul Pogba u kthye në Old Trafford, ku e kishte filluar karrierën  si profesionist, nga Juventusi për 89 milionë funte në verën e vitit 2016.