Jamal Musiala ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e kaluar, ku shënoi gol në Ligën e Kampionëve.

17 vjeçari shënoi golin e dytë për Bayern Munich ndaj Lazios, ku u bë lojtari më i ri që shënon gol për Bayern Munich në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Por, Musiala ende nuk ka leje të qarkullimit, ndaj posa erdhi në Gjermani, e ëma e tij u detyrua ta merrte nga qendra stërvitore në Munich.

Pamje: