Braziliani Neymar do të detyrohet të pranojë një pagë për 30 milionë euro më pak, për t’u bashkuar me Barcelonën nga PSG-ja, raporton Mundo Deportivo.
Neymar shpreson që të rikthehet në Camp Nou.
Ai ishte shumë pranë kalimit te Barcelona gjatë verës së kaluar.
Aktualisht, Neymar paguhet 50 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjen sponsorizuese me Bankën Nacionale të Katarit ndërsa Barcelona mund të ofrojë atij vetëm 20 milionë për sezon.



























