Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është ndër më të përfolurit javët e fundit.

Interesimi për të kanë edhe skuadra të mëdha evropiane. Së fundi, interesim për shërbimet e kosovarit, kanë shprehur italiane Lazio, që ka për drejtor sportiv Igli Taren.

Po ashtu edhe skuadra tjetër italiane, Fiorentina është e interesuar për Vojvodën.

Të gjitha këto interesime janë të natyrshme, sipas agjentit të tij, duke parë progresin që ka pasur futbollisti.

“Progresi i Vojvodës është i jashtëzakonshëm, ai është shumë i talentuar me cilësi të shumta. Një lojtar shumë profesionist dhe ambicioz”, ka thënë Adrijan Alija, agjent i Mërgim Vojvodës.