Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka folur rreth karrierën e tij te Kalmari dhe interesimin e klubeve të tjera për të.

Aliti është përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Serie A, ose në Superligën e Turqisë.

 “Është e vërtetë që ka pasur interesime në janar, por vendosa të qëndroj në Kalmar”, ka konfirmuar Aliti për Telegrafin në Instagram.

“Ka pasur interesime nga Superliga e Turqisë, por edhe nga një klub i Serie A. A ishte Atalanta? Jo, jo nuk ka qenë Atalanta, ka qenë një skuadër tjetër, por në fund nuk ishte oferta e duhur”, ka deklaruar Aliti.