Futbollisti Nigerian Ahmed Musa, ka treguar se nuk është i infektuar me COVID-19, ashtu siç është raportuar.

Madje Musa është nervozuar me lajme të tilla, që ai ka quajtur të rreme.

“Kam parë që disa persona kanë vendosur që të postojnë lajme të rrem në lidhje me mua, duke thënë se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam plotësisht në rregull dhe as nuk kam dal pozitiv në testin e bërë nëse jam i prekur me koronavirus”, ka thënë Musa.

“Ju lutem mos bini pre e mesazheve qëllimkëqija që qarkullojnë për mua ose për familjen time”, ka thënë Musa.