Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli tash e një kohë është duke munguar te skuadra e Zurichut për shkak të një lëndimi.

28-vjeçari ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor në muajin dhjetor dhe që atë kohë nuk është ende i gatshëm për lojë.

Kështu ka thënë trajneri i skuadrës, Massimo Rizzo në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

“Në stërvitje një lojtar nuk mund ta fshehë se nuk është i gatshëm 100 për qind”, deklaroi Rizzo.

Image

Kololli ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zvicerane për faktin se ka luajtur në 10 ndeshje të elitës në të cilat ka realizuar katër gola dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me dy asistime.