Ish-futbollisti i Bayern Munich, francezi Franck Ribery, ka folur me dëshpërim për vitin 2013, kur nuk arriti të fitonte Topin e Artë.

Francezi ka thënë se atë vit e kishte merituar këtë titull, por iu bë e padrejtë.

“Topi i Artë i vitit 2013 ishte grabitja më e madhe që më është bërë në karrierën time. Ishte padrejtësi. Është përfshirë shumë politikë”, ka thënë Ribery.

Sipas tij, FIFA nuk dëshironte që ai ta fitonte Topin e Artë.

“Pashë se si Blatter po përqafonte Ronaldon dhe si ishte e gjithë familja e tij atje. Unë nuk jam budalla Ishte e qartë që FIFA dëshironte që ai ta fitonte atë”, ka thënë Ribery.