Liverpooli po kalon nëpër një sezon aspak të mirë që nga shpallja kampion i Anglisë edicionin e kaluar.
“Të Kuqtë” janë mposhtur sërish në “Anfield”, kësaj radhe nga londinezët e Fulhamit minimalisht 0:1.
Goli i vetëm që doli të ishte vendimtar u shënua në minutën e 45-të nga mesfushori, Mario Lemina.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti për gjatë gjithë takimit të vlefshëm për javën e 27-të kampionale.
Kampionët në fuqi me këtë humbje kanë regjistruar disfatën e gjashtë me radhë në shtëpi në Premierligë.
Me këtë humbje, skuadra e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp ndodhet në vendin e shtatë me 43 pikë.
Fulhami është i 18-ti me 26 pikë të grumbulluara.