Dy gola brenda 6 minutave në sfidën PSG-Barcelona. Dy skuadrat po përballen në “Parc des Princes” për një biletë në çerekfinalet e Champions League, teksa ekipi i Pochettinos ka fituar 4-1 takimin e parë.
Katalanasit po luanin më mirë, por golin e gjeti PSG pas gjysmë ore lojë. Lenglet shkeli Mauro Icardin dhe arbitri kryesor akordoi penallti pasi kërkoi ndihmën e teknologjisë VAR.
Ekzekutimin e mori përsipër Kylian Mbappe. Ylli francez u tregua i saktë përballë Ter Stegen, dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi vendasit në avantazh.
Gjithsesi, katalanasit reaguan menjëherë me anë të Leo Messit. Eurogol i kapitenit, i cili dhuroi spektakël me sallaken e tij. Barazim 1-1 në Paris.