Skuadra e Marcelo Bielsas, Leeds United, pret sot në shtëpi skuadrën e Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të të Premier Ligës angleze.
Chelsea do të tentojë të vazhdojë serinë pa humbje nën urdhrat e Thomas Tuchel, kurse Leeds do të kërkojnë që ta rigjejnë fitoren, duke befasuar “Blutë” e Londrës.
Për Chelsean në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Tammy Abraham dhe Thiago Silva, ndërsa tek Leeds do të mungojnë Forshaw, Hernandez, Struijk dhe Koch.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Leeds United (4-1-4-1): Meslier; Ayling, Llorente, Struijk, Alioski; Phillips; Raphinha, Roberts, Dallas, Harrison; Bamford
Chelsea (4-2-3-1): Mendy; Chilwell, Ruediger, Christensen, Azpilicueta; Jorginho, Kante; Pulisic, Mount, Ziyech; Havertz