Napoli ka arritur të marrë pikët e plota në “San Siro” përballë Milanit në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka fituar minimalisht 0:1 ndaj “Rossonerëve”.
Goli i vetëm që doli të jetë vendimtar u shënua në minutën e 49-të, kur shënoi ish-lojtari i Interit, Politano.
Futbollisti kroat, Ante Rebiq u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 92-të.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka luajtur tërë duelin.
Me këtë humbje, Milani mbetet në vendin e dytë me nëntë pikë larg Interit që tani po i “buzëqesh” titulli.
Napoli është i pesti me 50 pikë të grumbulluara.