Amir Rrahmani do të grumbullohet me kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e marsit, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.
Kapiteni ynë mungoi në ndeshjen e fundit të Napolit kundër Milanit për shkak të një lëndimi muskulor.
Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që ekipi italian e ka lejuar Rrahmanin të jetë në dispozicion të ‘dardanëve’, meqë nuk bëhet fjalë për lëndim serioz.
Prej fillimit të këtij viti kalendarik, 27-vjeçari ka treguar formë të lartë.
Gjatë 2021-tës ai ka regjistruar 11 ndeshje në të gjitha garat me Napolin.