Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në kombëtare. Gjatë konferencës për shtyp ai e pranoi se sulmuesi i Milanit do të jetë dhe në ekipin që do të marrë pjesë në Euro 2020 si dhe komentoi polemikat e 39-vjeçairt në të kaluarën me Dejan Kulusevskin.
“Jam vërtet i lumtur që ai do të jetë me ne. Ne patëm një bisedë të shkëlqyeshme kur u takuam në nëntor. Për momentin, Zlatan është i dëmtuar, por do të shërohet dhe vendosa ta telefonoj. Meqenëse është pjesë e skuadrës, do të jetë i rëndësishëm për ne në Euro 2020”, deklaron suedezi.
“Ibrahimovic tha po për t’u kthyer, kështu që do të përfshiher dhe në ekipin e kampionatit europian”, deklaron suedezi. Polemikat me Kulusevskin? I përksain të kaluarës. Gërmimi i inateve të vjetra është i padobishëm. Ne e kemi zgjidhur atë çështje dhe gjetëm një mënyrë për të ecur përpara”, përfundon Andersson.