Disa muaj më parë, Fenerbahçe kërkonte të paktën 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
Ai ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2023.
Megjithatë, tani që futbolli është goditur nga një krizë financiare nga pandemia e koronavirusit, Fenerbahçe nuk mund të pretendojë të përfitojë nga shitja e tij si kurse para pandemisë Covid-19.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe është e gatshme ta shesë Muriqin për 15 milionë euro.
Kosovari pëlqehet nga Jose Mourinho i Tottenhamit dhe Lazio.